Enver Hoxhaj nderon heroin Ahmet Pantina
25 shtator 2024
| 15:21
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Klinë në nderim të heroit Ahmet Pantina.
Hoxhaj ka thënë se Ahmet Pantina sakrifikoi gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
“Sot, bëmë homazhe në kujtim të heroit Ahmet Pantina në Klinë. Ai sakrifikoi gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme për brezat e ardhshëm. Lavdi përjetë heronjve të kombit!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.