Enver Hoxhaj në lagjen Iliridë: Mitrovica është me PDK-në
Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës po vazhdon me intensitet të lartë në të gjithë vendin.
Në një tubim në lagjen Iliridë të Mitrovicës, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, u prit nga qindra mbështetës, të cilët i shprehën përkrahjen e tyre vizionit të partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Kandidati për deputet nga kjo parti, Enver Hoxhaj, i ka falenderuar mbështetësit dhe ka shpërndarë fotografi nga tubimi.
“Mitrovica me PDK-në Qindra përkrahës nga Lagja Iliridë iu bashkuan sonte vizionit tonë. Falemnderit!” shkroi Hoxhaj në një postim në Facebook, ku ndau edhe shumë fotografi nga atmosfera e ngrohtë e takimit.
Hoxhaj falënderoi qytetarët për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj PDK-së.
Me një angazhim të palëkundur për të përmirësuar jetën e qytetarëve, PDK vazhdon të dëshmojë se mbështetja për të rritet çdo ditë, duke përfshirë edhe qytetet kyçe si Mitrovica, ku qytetarët po i bashkohen masivisht kauzës së saj.