Enver Hoxhaj nga Jezerci dhe Budakova: PDK-ja po fiton! (video)

06 shkurt 2025 | 11:55

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 4, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në “Facebook” nga Gurra e Kadisë, një vendburim i ujit në mes të Suharekës dhe Ferizajt.

Nga aty, Hoxhaj ka bërë me dije se do të shkojë në Suharekë dhe Prizren për të bërë fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me këtë rast, Hoxhaj është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen këtë të diel.

“Mirëmëngjesi nga Gurra e Kadisë një vendburim me ujin më të mirë mes Suharekës dhe Ferizajt. Kafen e kam pirë në Ferizaj dhe tash jam duke shkuar në Suharekë dhe në Prizren për të bërë fushatë. PDK-ja po fiton! Votoni numrin 131 dhe numrin 4”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” sh.a. u ka bërë thirrje…