Enver Hoxhaj: Nuk ishte aspak gabim përkthimi i Macron, qëndrimi ishte i qartë
17 tetor 2023
| 22:18
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se përkthimi i deklaratës së Macron lidhur me pezullimin e vizave për Kosovës nuk ishte i gabuar.
Sipas tij, qëndrimi i kreut të shtetit francez ishte i qartë ndaj Kosovës.
“Macron e tha qartë në konferencë për shtyp, por më tej e korrigjoi qëndrimin e tij, ndaj nuk duhet të futemi në situatën për përkthim jo të duhur, po zyra e tij nga Parisi e korrigjoi qëndrimin e tij e tij pak më vonë. Por edhe para disa muajsh, në një ceremoni të rëndësishme, në minutën e tretë të fjalimit të tij si president, ai kërcënoi se do pezullojë vizat edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, tha Hoxhaj.