Enver Hoxhaj për Vjosa Osmanin: Jemi opozitë, nuk ia avansojmë CV-në askujt

15 mars 2021 | 21:48

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se partia e tij do mbetet në opozitë dhe kjo do të thotë se nuk do ia avansojnë askujt CV-në.

Hoxhaj tutje thotë se do marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, përcjellë Gazeta Blic.

Ai tregon se do e mbajë postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe se po diskutohet me degët për rezultatin zgjedhor dhe veprimet që do të miirren për rikthimin.

“Nesër do diskutojmë në Kryesi të PDK-së, pasnesër me Këshillin. Ne jemi opozitë, nuk do ia avansojmë CV-në askujt, por do bëjmë politikë parimore. 10 pikat janë tema parimore për Politikën e Jashtme. Do marrim pjesë në Seancën konstituive. Ne mbesim në opozitë, dhe do bëjmë opozitë konstruktive. Deri më tani nuk kemi diskutuar për shefin e Grupit Parlamentar. Do e mbaj postin e deputetit. Kam qenë këto ditë në shumë degë të PDK-së sepse duhet dialog se çfarë ndodhi me 14 shkurt, spe pësuam humbje. Si ta kemi një analizë të faktorëve që sollën humbje dhe e treta veprim që të rikthehmi si parti e madhe në vend.Këshilli Drejtues do bisedojë për rezultatin zgjedhor dhe pë sjelljen tonë si opozitë, trajtimi i çështjes së Presdientit. Ne kemi kryetarin e partisë në Gjykatë”, deklaroi Hoxhaj në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shemsedin Dreshaj nga AAK, është shprehur se deri më tani…