Enver Hoxhaj: Po finalizohet një tjetër projekt vizionar i PDK-së, autostrada ‘Arbën Xhaferi’
20 maj 2019
| 20:13
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, zyrtarë i lartë i PDK-së, ka theksuar se këtë vit po finalizohet një tjetër projekt vizionar i PDK-së i ideuar në vitin 2007.
“Këto ura gjigante që përshkruajnë autostradën “Arbën Xhaferi” flasin për largpamësinë politike të para një dekade të qeverisjes së PDK-së për të lidhur fshatrat dhe qytetet e Kosovës dhe vendin tonë me rajonin e botën”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Vizioni i dekadës së re është për t’i kthyer këto rrugë në mundësi zhvillimi dhe komunikimi edhe më intensiv për njerëzit dhe mallrat. Ky është vizioni i vërtetë i PDK-së!”, ka shkruar Hoxhaj.