Enver Hoxhaj: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do t’i mbështesë bizneset private
04 shtator 2019
| 19:02
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga ky subjekt politik do t’i mbështesë bizneset private.
Sipas Hoxhajt kjo do të ndodhë me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor e ndërkombëtar.
Postimi i plotë i Hoxhajt në “Facebook”:
Walone Fashion Group është shembull i një ndërmarrjeje moderne të suksesshme në Kosovë. WFG punëson rreth 40 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra. Edhe produktet i kanë shumë cilësore. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do t’i mbështesë bizneset private me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. #PDK