Enver Hoxhaj: Qytetarët janë drejtuar kah PDK-ja, jo kah politikat populiste
14 maj 2019
| 23:29
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky subjekt politik prin me ndikimin e saj në jetën publike, duke marrë mbështetjen më të madhe qytetare në hulumtimin e Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik.
“Matje serioze dhe profesionale që tregon orientimin e qytetarëve të Kosovës kah PDK-ja si parti tradicionale, shtetndërtuese dhe parti e ndryshimit, dhe se vetëdija e qytetarëve të Kosovës është e drejtuar kah zhvillimi i shtetit dhe jo kah politikat populiste. #DekadaeRe”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/