Enver Hoxhaj reagon pasi Mali i Zi refuzoi të dërgojë ushtarë në Kosovë

19 maj 2021 | 11:21

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha,  ka thënë se refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, i shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë.

Ai ka theksuar se kjo që ka ndodhur është një thirrje për t’u zgjuar për partnerët në NATO, shkruan “Epoka e re”.

Sipas tij, ndarja e unitetit të NATO-s në Ballkan dhe Kosovë i shërben vetëm interesave të Serbisë dhe Rusisë, dhe askujt tjetër.

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në KFOR është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. ‘Srpski Svet’ po bëhet një kërcënim për orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Ndarja e unitetit të NATO-s në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një zyrtar doganor dhe një person tjetër për…