Enver Hoxhaj: Roli amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, jashtëzakonisht i rëndësishëm

26 maj 2019 | 21:17

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se roli amerikan në dialogun Kosovë-Serbi dhe në përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Këtë deklaratë Hoxhaj e dha pas takimit me delegacionin e Këshillit Atlantik nga Washington D.C. të kryesuar nga zëvendëspresidenti Damon Wilson.

Hoxhaj ka bërë me dije se në këtë takim diskutuan për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, perspektivën euroatlantike të Ballkanit, si dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto procese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…