Enver Hoxhaj sheh nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë
Politikani Enver Hoxhaj ka parë nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë, të cilat tregojnë për një vazhdimësi të jetës në vendbanimin Hisari, që daton që nga neoliti i vonë e deri në periudhën ilire, të kohës së Mbretërisë Dardane.
Ai ka shkruar në “Facebook” se gërmimet tregojnë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit.
“Kënaqësi të shoh nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë, të cilat tregojnë për një vazhdimësi të jetës në vendbanimin Hisari, që daton që nga neoliti i vonë e deri në periudhën ilire, të kohës së Mbretërisë Dardane! Nën udhëheqjen e Dr. Shafi Gashit, gërmimet tregojnë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit! Kur isha aty, pash vetë kontinutetin e jetës, i dëshmuar përmes kulturës materiale – arkeologjike. Nga arkeologët e kuptova se si kjo qendër e rëndësishme mund të jetë edhe hallka më e rëndësishme për studimin e mëtutjeshëm të kulturës iliro – dardane në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.