Enver Hoxhaj shkruan në librin e zisë në nderim të Papa Françeskut

24 prill 2025 | 10:55

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut.

Ai ka thënë se Papa Françesku ishte zëri i paqes, i të varfërve dhe i humanizmit.

“Sot shkrova në librin e zisë në Katedralen “Nënë Tereza”, në nderim të Papa Françeskut. Ai ishte zëri i paqes, i të varfërve dhe i humanizmit dhe përherë do të kujtohet si i tillë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi…