Enver Hoxhaj takon zëvendëskryeministrin e Katarit
16 nëntor 2021
| 16:19
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Doha, ka takuar zëvendëskryeministrin e Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i është falënderues këtij vendi për raportet e mira që po mban me Republikën e Kosovës.
“Në Doha, takova mikun tim të veçantë, Khalid bin Mohammad Al Attiyah, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes së Katarit! Falënderues për rolin e tij përcaktues në njohjen e Kosovës nga Katari dhe marrëdhënien e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve tona!”, ka shkruar Hoxhaj.