Enver Hoxhaj telefonon kryeministrin kroat pas aksidentit tragjik në Kroaci

25 korrik 2021 | 13:06

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas aksidentit të tmerrshëm në Kroaci ku vdiqën dhjetë kosovarë, ka thënë se ka pasur një telefonatë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Hoxhaj ka treguar se Plenkoviqin e ka falënderuar për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne.

“Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Statusi i plotë i tij:

Pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, bisedova në telefon me mikun tim, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, të cilin e falendërova për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne. Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar…