Enver Hoxhaj tregon arsyjen pse qytetarët zgjodhën Kurtin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe ish-kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, e ka komentuar mbështetjen që ka marrë në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje.
Hoxhaj, në studiot e emisionit ‘Pressing’ në T7, ka deklaruar se fitorja me përqindje të madhe nuk është një risi në sisteme politike botërore.
“Mendoj që nuk është përjashtim kjo që ka ndodh. Kudo që kanë fitu subjekte të tilla si VV, që janë populiste, me retorikë mashtruese, me programe të paqarta, rezultati zgjedhor ka qenë i njëjtë në këto 10 vitet e fundit. Unë kam pa subjekte të tilla politike në Itali, Greqi, Hungari e Britani të Madhe. Në sistemin politik çfarë kemi pa në 10 vitet e fundit, si rezultat i lodhjes së qytetarëve nga ky sistem, si rezultat i përceptimit se po krijohet një pabarazi e madhe ekonomike, çdokund ka pasë një mbështetje të tillë popullore. Lëvizjet e tilla që përfitojnë prej lodhjes së sistemit”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ushtruesi i detyrës së të parit të PDK-së ka thënë se programet politike nuk iu lan mbresa qytetarëve, meqë zgjedhjen për votë e kishin bërë shumë më përpëara. Për këtë, ai thotë se ekzistojnë disa arsye. Sipas tij, kjo gjendje erdhi si rezultat i ndërrimit të shpeshtë të kryeministrave në vend.
PDK në këto zgjedhje është radhitur e dyta, me 16.9 % të votave.