Enver Hoxhaj uron Ipeshkvinë e Kosovës dhe besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes
24 dhjetor 2024
| 23:41
Politikani Enver Hoxhaj mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes.
“Zemrat tona u ndriçuan sot në këtë natë të shenjtë të Krishtlindjes, nga shpresa dhe besimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Urimet më të përzemërta për Ipeshkvinë e Kosovës dhe gjithë besimtarët katolikë”, ka shkruar në “Facebook” ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ai ka uruar që kjo festë të sjellë gëzim, shëndet dhe lumturi në çdo hap të jetës.
“Të punojmë së bashku për një të nesërme plot dritë dhe mundësi! Gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar Hoxhaj.