Enver Hoxhaj uron ministren e re të Jashtme të Austrisë

05 mars 2025 | 12:57

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministren e ri të Jashtme të Austrisë, Beate Meinl – Reisinger, për marrjen e detyrës.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxhaj ka shprehur bindjen e tij se Meinl do të bëjë një punë të shkëlqyer në këtë rol të rëndësishëm dhe ka shprehur dëshirën për t’u takuar së shpejti me të.

“Urime, mikja ime e çmuar Beate Meinl – Reisinger, për emërimin si Ministre e Jashtme e Austrisë! Të uroj gjithë të mirat në këtë rol të rëndësishëm. Nuk kam asnjë dyshim që do të bësh një punë të shkëlqyer dhe mezi pres të takohemi së shpejti. Viel Erfolg!” – ka shkruar Hoxhaj në rrjetin X.

https://x.com/enver_hoxhaj/status/1897250816916169173?s=46&t=glmTVr-8ltgq1-fVd6b_sQ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të sekuestruar…