Enver Hoxhaj viziton fabrikën ku punojnë personat me aftësi të kufizuara, flet për mirëqenien dhe barazinë

03 dhjetor 2024 | 13:48

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, vizitoi sot fabrikën “Freesia” në Lipjan, ku janë të punësuar persona me aftësi të kufizuara, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Fondacioni “Golden Eagle”.

Gjatë vizitës, Hoxhaj mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe barazisë për personat me aftësi të kufizuara. Ai vlerësoi fabrikën “Freesia” si një shembull frymëzues të integrimit të këtyre personave në tregun e punës dhe në shoqëri.

“Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.”, tha Hoxhaj.

Në këtë ngjarje u prezantuan punime artistike të krijuara nga persona me aftësi të kufizuara dhe u ndanë çmime për artistët pjesëmarrës. Gjithashtu, Fondacioni “Golden Eagle” ofroi mbështetje për organizatat që promovojnë barazinë dhe fuqizimin e kësaj kategorie.

“Pata nderin të mbaj një fjalë rasti dhe të theksoj rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuara. Shembulli i fabrikës ‘Freesia’ është një model që duhet ndjekur për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse,” u shpreh Hoxhaj.

Kjo vizitë dhe angazhimi i Hoxhajt janë një dëshmi e rëndësisë së përkushtimit institucional dhe shoqëror për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

https://www.facebook.com/share/p/MpFDzfso7FbhWsNH/?mibextid=WC7FNe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do t’i sfidojë…