Enver Hoxhaj: Vraniqi, zemra e fitores së PDK-së, drejt 9 shkurtit të madh

03 shkurt 2025 | 11:11

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi me mbështetës në Vraniq të Suharekës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj vlerësoi pjesëmarrjen dhe përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar Vraniqin si një pikë të rëndësishme të fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Vraniqi i Suharekës sonte shkëlqeu si gjithnjë – zemra e fitores rreh fort këtu, drejt 9 shkurtit të madh!” shkroi Hoxhaj, duke e shoqëruar mesazhin e tij me sloganet e fushatës #PDK131 dhe #Hoxhaj4️⃣.

Ky postim vjen në kuadër të takimeve intensive që Hoxhaj po zhvillon në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se 9 shkurti do të shënojë një fitore historike për PDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,…