Enver Hoxhaj: Vuçiqi dhe Daçiqi po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit
14 janar 2020
| 15:55
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.
“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiqit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/