Enver Peci merr pjesë në konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa
Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Lituanisë, Rimvydas Norkus, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci është duke marrë pjesë në konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, e cila është duke u mbajtur në Vilnius të Lituanisë.
Pjesë e diskutimeve të kësaj konference janë një varg çështjesh me interes për sistemet e drejtësisë në Evropë, përfshirë përmirësimin e cilësisë në administratë të Gjykatës Supreme, hartimin e një kodi rregullash të sjelljes, marrëdhëniet e gjyqësorit me degët e tjera të pushtetit shtetëror dhe çështjet aktuale të pavarësisë gjyqësore, zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sistemet vendore të drejtësisë, mediet në në gjykatore si dhe marrëdhëniet ndërmjet gjykatave dhe medieve, etj.
Kjo konferencë është mbështetur nga CEELI Institute, ndërsa pritet t’i zhvillojë punimet edhe të martën.
/Epoka e re/