Enver Peci thotë se sistemi gjyqësor në Kosovë është i pavarur
05 prill 2018
| 12:15
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka thënë se sistemi gjyqësor në Kosovë është duke u përballur me sfida të mëdha.
Përkundër këtyre sfidave, Peci ka thënë se sistemi gjyqësor ka shënuar progres në vitet e fundit.
Ai para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se problem është numri i vogël i gjyqtarëve, që sipas tij është duke ndikuar në grumbullimin e lëndëve gjyqësore.
Peci ka thënë se sistemi gjyqësor në Kosovë është e pavarur nga pushteti dhe se të gjithë ata që kapen duke marrë vendime të ndikuara do të përballen me Këshillin Disiplinor.