Enver Petrovci pos Kurtit dhe Osmanit e kishte lavdëruar edhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin
Aktori Enver Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa thuri lëvdata për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke u shprehur, sipas aktorit, se “lufta i ka bërë këta”.

Por, vite më parë, ai kishte dhënë një intervistë për mediumin serb Telegraf, ku kishte shprehur simpatinë e tij edhe ndaj kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Ai, ndër të tjerash, gjatë intervistës e kishte quajtur mik Sllobodan Millosheviqin, shkruan Demokracia.com.
“Nuk ka më asnjë dallim mes fshatit dhe qytetit. Falë mikut tonë Slobodan Millosheviq, i cili bëri që populli shqiptar të ecë në mbarë botën, nga Zelanda e Re në Kamerun, sot kemi një klasë krejtësisht të re të rinjsh që flasin anglisht në mënyrë perfekte. Nuk ka më turp që vajza të dalë me minifund, të rrijë deri vonë e gratë janë të bukura… Dikush më tha që pas luftës lindin gjithmonë vajza të bukura”, kishte thënë Enver Petrovci për mediumin serb Telegraf.
Intervistën e plotë në gjuhën serbe e gjeni këtu: https://www.telegraf.rs/vesti/383801-enver-petrovci-da-se-narod-pitao-haosa-na-kosovu-ne-bi-bilo