Enverizmi i pas vitit 1978 është bazë e organizatave që e themeluan LPK-në

12 janar 2022 | 08:08

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing rreth themelimit të LPK’së. Tha se bazë e të gjitha organizatave që themeluan LPK-në është enverizmi pas vitit 1978.

“Ne po pajtohemi se ka qenë një datë e rëndësishme kur tri, katër ose pesë organizata dhe ne duhet të jemi pak të vetëdijshëm që nuk bëhet fjalë për organizata në plotë kuptimin e fjalës organizatë. Bëhet fjalë për njerëz të cilët ndajnë pikëpamje të njëjtë politike”, tha Latifi.

“Nëse ne ndalemi edhe bëjmë një vëzhgim të thjeshtë konceptual dhe terminologjik të këtyre organizatave OMLK, organizatë marksiste-leniniste e Kosovës, Fronti i Kuq Popullor i Kosovës, Lëvizja Kombëtare…. Lëvizja Socialiste …ne e gjejmë një element të përbashkët. Këto të gjitha janë organizata dhe lëvizje të majta”, theksoi Latifi.

Por për çfarë të majte po flasim?

“Po flasim për një variant të të majtës që është identifikuar me Shqipërinë socialiste. Kur këta kanë folur për të majtën e kanë pasur parasysh Shqipërinë e Enver Hoxhës”, tha Latifi.

“Unë mendoj se enverizmi është baza e këtyre organizatave. Po flas për enverizmin e pas vitit 1978 kur elementi nacionalist fillon me dominu mbi elementin e majtë edhe te Enver Hoxha”, sqaroi Latifi.

“Enverizmi prej të cilit janë frymëzuar këto organizata është bazuar në imazhin e një Enveri imagjinar. Ato nuk e kanë njohur Enverin real. Enveri i Kosovës është imagjinar. Ato nuk e kanë njohur Enverin real”, shpjegoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe gjatë ditës së sotme në Dhomat e Specializuara të…