Enzo Fernandez thyen heshtjen, kërkon falje për thirrjet raciste ndaj francezëve
Mesfushori Enzo Fernandez më në fund ka thyer heshtjen duke kërkuar falje për thirrjet raciste ndaj francezëve.
Ylli i Chelseas ishte “live” në rrjetin social “Instagram” kur së bashku me bashkëkombësit e këndonte këngën “Nënën e ka nigeriane, babën kamerunas por me pasaportë është francez”.
Pasi kjo u bë virale në rrjetet sociale, lojtarët e Chelseas që luajnë për Francën e hoqën Fernandezin nga “Instagram”, derisa ky i fundit ka kërkuar falje për mënyrën si festuan me bashkëkombësit pasi fituan Kupën e Amerikës.
“Dua të kërkoj falje sinqerisht për videon e publikuar në Instagram gjatë festës me kombëtaren”.
“Kënga përfshinte një gjuhë të rëndë dhe nuk ka asnjë arsyetim për këtë fjalë”.
“Qëndroj ndaj të gjithë diskriminimeve dhe kërkoj falje që na kapi euforia e festes pas triumfit në Kupën e Amerikës”.
“Kjo video, ai moment, ato fjalë, nuk reflekton besimin dhe karakterin tim. Më vjen vërtetë keq”, shkroi ai ndër të tjera.