Epic Games detyrohet t’ia paguajë 73 milionë dollarë kompanisë Apple
21 janar 2024
| 10:51
Studios Epic Games e cila qëndron pas videolojës Fortnite, do t’i duhet t’i paguajë kompanisë Apple më shumë se 73 milionë dollarë tarifa ligjore.
Beteja ligjore tre vjeçare mes dy kompanive ka përfunduar më 16 janar të këtij viti, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së ka refuzuar të vazhdojë të dëgjojë ankesat nga të dyja palët.
Megjithatë, pasi çështja ka përfunduar, gjykata ka vendosur që Epic Games i detyrohet Apple saktësisht 73,404,326 dollarë.
Seanca dëgjimore në lidhje me kompensimin është caktuar më 24 mars të vitit 2024.
Ky kompensim buron pasi Epic Games ka shkelur një marrëveshje që kishte me Apple, për një sistem alternativ pagese.