Epidemiologu paralajmëron rritje të numrit të të vdekurve në Kosovë

07 prill 2020 | 09:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e infektimit me COVID 19. Epidemiologu nga Kosova, Isuf Dedushaj, në “Klan Kosova” ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë në Kosovë. “Shpreh keqardhje dhe ngushëllime për familjarët që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë ende të vdekur. Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, sidomos te personat e moshuar. Në Itali dhe në vendet e tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasur edhe ndonjë sëmundje tjetër. Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ndërpresin ceremonitë fetare”.

Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse, ndërsa thotë që është i kënaqur me angazhimin. “Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, i cili ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i ka zbatuar me përpikëri masat e qeverisë kundër përhapjes së pandemisë”, ka thënë Dedushaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump ofroi ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik…