Epidemiologu suedez nervozohet me OBSH: Bejnë deklarata pa na pyetur ne

27 qershor 2020 | 12:03

Epidemiologu suedez Anders Tegnell ka refuzuar paralajmërimin nga OBSH që përfshiu Suedinë mes vendeve europiane me rrezik të lartë të ringjalljes së valës së kornavirusit. Ditën e enjte OBSH tha se disa vende po përjetojnë një rritje të madhe për nga numri i të infektuave.

Por epidemiologu ka thënë për mediat se OBSH ka bërë keqinterpretim të plotë të të dhënave. Ai tha se në Suedi rastet janë rritur pasi po testohet më shumë se kurrë më parë.

Por OBSH tha që përqindja e atyre testimeve pozitive për koronavirusin mbeti në rreth 12-13% në Suedi, megjithë testimin e shtuar.

Kjo dhe të dhëna të tjera sipas OBSH tregojnë se “Suedia është ende duke u përballur me transmetimin e virusit në masë të madhe në komunitetit”.

Sipas të dhënave të OBSH-së, Suedia ka pasur 155 infeksione për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, shumë më të larta se kudo tjetër në rajonin e përcaktuar të Evropës, përveç Armenisë.

Drejtori rajonal Hans Henri Kluge tha në një konferencë se në 11 vende, të cilat përfshinin Suedinë, “transmetimi i përshpejtuar ka çuar në ringjallje shumë domethënëse të virusit që nëse lihet pa kontroll do të shtyjë sërish drejt përmbysjes sistemet shëndetësore.

Vendet dhe territoret e tjera të përmendura janë: Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Kosova, Armenia, Azerbajxhani dhe shtetet e Azisë Qendrore të Kirgistanit dhe Kazakistanit.

Por përgjigja e Suedisë ndaj pandemisë ka qenë shumë e ndryshme nga vendet e tjera të Evropës. Nuk ka asnjë bllokim, me shkollat dhe kafenetë që qëndrojnë të hapura, por tubimet e mëdha janë ndaluar dhe shumica e suedezëve respektojnë distancimin social.

Epidemiologu tha se është për të ardhur keq që fut Suedinë dhe e ngatërron me vendet në fillimin e epidemisë së tyre.

“Ata nuk na telefonuan për të na pyetur ne. Numri i shtrimeve në kujdesin intensiv është në një nivel shumë të ulët dhe madje vdekjet kanë filluar të bien.”

Në fillim të këtij muaji, Tegnell pranoi se Suedia kishte shënuar shumë viktima, Sidoqoftë ai vazhdimisht ka mbrojtur strategjinë e mos mbylljes, duke thënë se është shumë herët për të dhënë një gjykim përfundimtar.

Suedia ka 65,137 raste, 5,280 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara shprehen të tronditur dhe të shqetësuar nga…