EPIK-u publikon faktorët që po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

23 shtator 2020 | 12:09

Instituti EPIK ka publikuar studim “KOSOVA–BE 2.0: Hapat e ardhshëm në procesin integrues të Kosovës”, ku ka paraqitur katër faktorë që po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu në këtë studim, ky institut ka vlerësuar se me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, institucionet duhet të bëjnë progres në arritjen e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, të tregojnë vullneti të qartë politik për reformat e sundimit të ligjit, të bëjnë progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe të shtojnë komunikimi me vendet anëtare të BE-së.

 

Me poshtë janë katër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në procesin e liberalizimit të vizave, sipas institutit EPIK:

  1. Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Katër vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Rastet e interesit të lartë publik, sikur “PRONTO” dhe rasti “FAJDET” nuk kanë arritur të kthejnë besimin në institucionet e sundimit të ligjit.
  2. Raporti i Vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. Në veçanti, vendet anëtare me shqetësim janë duke përcjell gjeturat e Raportit të Vendit, ku është konkluduar se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe institucionet e drejtësisë janë duke ndërmarr veprimet nën ndikimin politik. Kosova u konfirmua se është vend i fundit në Ballkan në kuadër kapitujve të ndërlidhur me sundimin e ligjit – kapitulli 23 dhe 24.
  3. Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Mungesa e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një pengese indirekte pasi qe vendet anëtare të BE-së e shohin bashkëpunimin rajonal si parakusht themelor në kuadër të gjitha proceseve integruese, përfshire edhe liberalizimin e vizave
  4. Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave. Kosova ka pasur momentumin pozitiv për liberalizimin e vizave në vitin 2016, sidoqoftë sot çështja e hapjes së kufijve është çështje me implikime të shumta politike brenda disa vendeve anëtare të BE-së Theksohet tutje se me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, institucionet duhet të bëjnë progres në katër drejtime

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-kryetari dhe donatori kryesor i skuadrës së…