Epika e një miku që (nuk) e takuam!

15 shkurt 2022 | 10:43

Nga: Xhevat Xh. Latifi

1.
Është viti 1986,*Naser Berisha, njëri nga shokët e klasës, luan me gitarë në karriget shkollës, po bënte përpjekjet e para për t’i regjistruar edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës. I rrethuar me vajza, i veshur bukur dhe me shije, flokëgjate dhe sy kaltër, dhe mund të shihej nga profesorët si dekadencë e kohës, tek e fundit rockeri nga Gjilani dhe veshja e brezit me asgjë nuk ishte ndryshe nga moshatarët në faqet para të gazetave, Rock (magazine) që po botoheshin në Evropë! A ishte ky brezi (të lindur me 1968) i thyerjeve të mëdha soc kulturore është punë sociologësh, por Naser Berisha, do të vazhdojë rrugëtimin duke e bërë atë njërin nga kënge autorët me tē mirë të skenës, duke qëndruar edhe sot!
2.
Diskursi kulturor i zhanrit të muzikës, në pjesën e dytë të shekullit XX, më shumë se artet tjera, i kanë parapri ndryshime të mëdha soc politike, që prekeshin dhe theheshin në Murin e Berlinit. Është kohë kur presidenti John Firtzgerald Kennedy do të thoshte “Ich bin ein Berliner” (“Unë jam qytetar i Berlinit”) por andej këndej Murit, mund të lëviznin lirshëm vetëm zogjtë dhe këngët e Beatles, që bënë një kontribut të madh në zhvillimin e muzikës rock dhe u bë një fenomen i kulturës botërore. Scorpions me këngën “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Evropë. Janë tinguj që kane lëvizur kufijtë e ruajtur me tel, por përpjekjet për të parë njeriun e lirë nuk kane reshtur! Mbase teknologjia është ajo që sot ka ngulfattë fuqinë që kishte arti i këngës si ajo “We Are the World”, një këngë bamirësie USA për Afrikën në 1985, e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Richie, që të dredhë të mishtë si kënga The Kelly Family – The Children Of Kosovo për Kosovën me 1999, kur diplomati gjerman Joschka Fischer, fliste për deportacionin që i ngjante trenit të Holokaustit!? Ky emocion mund të ndjehet sot në Ukraine, dhe ndjehet edhe në këngën Epikë të rockerit Naser Berisha.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors
3.
Albumi më i ri i Naser Berishës, edituar në shkurt të 2022, Epikë, bartë emrin e këngës me të njëjtin emër Epikë, teksti Rexhep Selimi, Muzika: Naser Berisha, Orkestrimi: Florent Boshnjaku, është realizim i arrirë, emocion për mbamëndjen tonë kolektive, këngë që ngrit intrigën për sakrificën dhe respektimin e atyre burrave dhe grave që u sakrifikuan, kompleksiviteti i këngës merr pashmangshëm edhe fatin e autorit të tekstit që gjykohet në Hagë (njërit prej themeluesve të UÇK-së, i cili këtë tekst e ka shkruar gjatë kohës së luftës.) A ishte kënga në fillim, le ta thonë njerëzit që ikën e vijnë, por më parë se ta thonë se ishte fjala, ata do të kenë mërmëritur ca tone që na vijnë si rrokje, më pas bëhen fjalë, melodi e balade pop-roku, bëhen, mbesin, natyrshëm Evergreen. Naser Berisha, ka këngë që i kanë mbijetuar kohës, të tillë e shohë dhe këngën Epikë!

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

*Naser Berisha në moshën 13-vjeçare fillon të luaj në gitare, kurse në moshën 16-vjeçare themelon bendin “Premiera” i cili funksionoi nga viti 1986-1993.
Pas sukseseve me bandin në shumë koncerte dhe incizime në RTP-RTK në vitin 1988-1990, më pas për shkak të situatës në vitin 1993 bandi shpërndahet. Naser Berisha rifillon karrierën si solo këngëtar në vitin 2000, ku prodhon dhe plason albumin e parë “Jo mos thuaj” e ku si hit i albumit del kënga “Do të doja”, kurse në vitin 2002 publikon albumin e dytë “Gjurmët” ku si hit i albumit del kënga “Ame kujton” ky album është shitur me mbi 75.000 kopje, Rekord i kohës. Kurse në vitin 2006 publikon albumin e tretë “Nëse shkon” ku si hit i albumit del kënga “Nëse shkon”. Në gusht 2006, Naser Berisha fiton çmimin “Vokali më i mirë”. Më 2017, Naser Berisha publikon “Engjujt”. Dhe në Zhurma Sho 2017 shpallet “BEST ROCK”. Në vitin 2021 fillon me publikim e këngëve nga albumi i 4, i cili pritet të publikohet gjatë vitit 2022…Epikë, është albumi i tij i fundit!

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Z Gjaka E nderuar znj. Arbërie Nagavci, ministre e…