EPILOGU I PËRGJITHSHËM PËR LUFTËN E PASHTRIKUT

24 dhjetor 2019 | 11:18

LULZIM SAHITI

Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike të pritës dhe dimrin e acartë në Pashtrik (14)

Nga 143 ushtarë pjesëmarrës në eshalonin e UÇK-së, 41 prej tyre kanë rënë dëshmorë, 9 janë zënë rob, 42 janë ndarë në nëntë grupe të vogla që kanë arritur veç e veç të depërtojnë në brendi të territorit të Kosovës, kurse 51 të tjerë të ndarë në dy grupe janë rikthyer në Shqipëri. Prej 102 ushtarëve, 15 prej tyre kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit dhe ciflat e predhave armike, ndërsa pjesa tjetër e ushtarëve, për shkak të qëndrimit të gjatë në natyrë, në temperatura ekstrem të ulëta të dimrit janë mërdhirë, kryesisht në pjesët periferike të trupit siç janë: hunda, veshët, gishtërinjtë, duart dhe shputate këmbëve.

Monumenti i përjetësisë për dëshmorët dhe pjesëmarrësit në betejën e Pashtrikut më 14 dhjetor 1998

Gjatë luftimeve krejtësisht të pabarabarta, më 14 dhjetor 1998 kanë rënë dëshmorë 41 pjesëtarë të radhëve të UÇK-së duke flijuar jetën për idealin e lirisë së Kosovës:

  1. Afrim Islam Musliu (27) nga Belinci (Shtime)
  2. Arben Rexhep Hyseni (18) nga Godanci i Epërm (Shtime)
  3. Fadil Bajrush Rashiti (23) nga Petrova (Shtime)
  4. Hafir Imri Bajrami (18) nga Zborci (Shtime)
  5. Kadri Haki Ademaj (23) nga Petrova (Shtime)
  6. Naser Shefki Kelmendi (22) nga Karaqica (Shtime)
  7. Ramadan Deli Elshani (29) nga Shtimja (Shtime)
  8. Selim Shaip Selimi (20) nga Belinci (Shtime)
  9. Xheladin Hamdi Xheladini (22) nga Carraleva (Shtime)
  10. Agron Mahmut Mehmeti (25) nga Shtrubullova (Drenas)
  11. Faton Nazif Xhylani (17) nga Baica (Drenas)
  12. Gani Halit Elshani (43) nga Krajkova (Drenas)
  13. Luljeta Jahir Shala (21) nga Krajkova (Drenas)
  14. Mentor Ramadan Ibriqi (19) nga Komarani (Drenas)
  15. Muhamet Aziz Dërvishi (31) nga Gradica (Drenas)
  16. Sylejman Zeqir Elashani (41) nga Gllobari (Drenas)
  17. Xhevat Shaban Thaçi (29) nga Llapushniku (Drenas)
  18. Bashkim Azem Krasniqi (21) nga Zllakuqani (Lipjan)
  19. Enver Zymer Olluri (19) nga Krojmiri (Lipjan)
  20. Isa Xhemshir Olluri (19) nga Krojmiri (Lipjan)
  21. Qamil Hysen Olluri (22) nga Krojmiri (Lipjan)
  22. Beqir Sefë Gashi (32) nga Mleçani (Malishevë)
  23. Hazir Nezir Kryeziu (42) nga Mleçani (Malishevë)
  24. Kadri Jahir Gashi (18) nga Balinca (Malishevë)
  25. Maliq Hamëz Karaqica (49) nga Balinca (Malishevë)
  26. Ali Halil Krasniqi (23) nga Çabiqi (Klinë)
  27. Gani Hasan Zogaj (25) nga Rigjeva (Klinë)
  28. Mujë Halil Krasniqin (31) nga Çabiqi (Klinë)
  29. Agim Halil Mëziu (24) nga Marina (Skenderaj)
  30. Ilir Hazir Asllani (29) nga Makërmali (Skenderaj)
  31. Rifat Fazli Mëziu (30) nga Marina (Skenderaj)
  32. Astrit Gafurr Bytyqi (18) nga Ferizaj
  33. Hysni Shaip Kajtazi (19) nga fshati Tërn (Ferizaj)
  34. Bekim Qamil Bytyqi (20) nga Dejna (Rahovec)
  35. Isaj Muharrem Morina (40) nga Vrajaka (Rahovec)
  36. Mevlan Tefik Hoxhaj (24) nga Zhuri (Prizren)
  37. Qenë Avdyl Qenaj (41) nga Romaja (Prizren)
  38. Avni Bislim Kutllovci (21) nga Sfaraçaku i Epërm (Vushtrri)
  39. Besim Sylejman Qarri (20) nga Greiçeci (Suharekë)
  40. Hysen Kadri Byjupaj (29) nga Istogu
  41. Veli Beqir Ballazhi (20) nga Pusteniku i Hanit të Elezit

Pjesëtarët e UÇK-së që kanë luftuar ballë për ballë me forcat kriminale serbe, por që nuk kanë arritur të tërhiqen nga vija e rrethimit janë:

  1. Azem Haqir Suma, 27 vjeçar nga Dimca e Hanit të Elezit,
  2. Samet Aqif Ballazhi, 22 vjeçar nga Pusteniku i Hanit të Elezit,
  3. Enver Liman Krasniqi, 26 vjeçar nga Karaqica e Shtimes,
  4. Xhavit Daut Krasniqi, 17 vjeçar nga Duga e Shtimes,
  5. Blerim Kadri Spahiu, 28 vjeçar nga Runiku i Skenderajt,
  6. Merita Baftiar Ramadani, 16 vjeçare nga Likovci i Skenderajt,
  7. Nazmi Sadri Bellaqa, 22 vjeçar nga Pataqani i Epërm i Rahovecit,
  8. Sherif Sylejman Bellaqa, 28 vjeçar nga Pataqani i Epërm i Rahovecit,
  9. Ismet Mursel Mazreku, 42 vjeçar nga Malisheva.

Për t’u tërhequr me sa më pak viktima në vijën e frontit, ushtarët e UÇK-së kanë zhvilluar luftime pakompromis e dhëmbë për dhëmbë me forcat e pritës armike. Në këtë betejë kanë marrë pjesë këta luftëtarë:

  1. Avdull Leci nga Gradica (Drenas)
  2. Avni Lestrani nga Bainca (Drenas)
  3. Daut Kastrati nga Kizhnareka (Drenas)
  4. Driton Rexhepi nga Strubullova (Drenas)
  5. Elmi Shala nga Gjurgjica (Drenas)
  6. Emin Thaqi nga Llapushniku (Drenas)
  7. Fehmi Hoti nga Çikatova e Vjetër (Drenas)
  8. Fetah Kiqina nga Bainca (Drenas)
  9. Gazmend Nebihu nga Damaneku (Drenas)
  10. Haxhi Kiqina nga Bainca (Drenas)
  11. Imer Thaqi nga Llapushniku (Drenas)
  12. Ismet Thaqi nga Llapushniku (Drenas)
  13. Jashar Shala nga Negroci (Drenas)
  14. Mehmet Fazliu nga Gradica (Drenas)
  15. Mujë Ramadani nga Korretica e Ulët (Drenas)
  16. Naser Leku nga Bainca (Drenas)
  17. Nasuf Thaqi nga Llapushniku (Drenas)
  18. Nazmi Istogu nga Polluzha (Drenas)
  19. Ramadan Bytyqi nga Gjurgjica (Drenas)
  20. Rexhep Morina nga Gjurgjica (Drenas)
  21. Sabit Morina nga Gjurgjica (Drenasi)
  22. Xhevdet Topalli nga Bainca (Drenas)
  23. Aziz Elmi Amrushi nga Pjetërshtica (Shtime)
  24. Bajram Hysri Gashi nga Pjetërshtica (Shtime)
  25. Baki Behxhet Rashiti nga Petrova (Shtime)
  26. Bashkim Beqë Beqaj nga Shtimja
  27. Bedri Fetah Hysenaj nga Petrova (Shtime)
  28. Emrush Muharrem Behluli nga Carraleva (Shtime)
  29. Hyzri Hysni Muslija nga Belinci (Shtime)
  30. Hyzri Rrahman Salihaj nga Mollopolci (Shtime)
  31. Idriz Smajl Hysenaj nga Petrova (Shtime)
  32. Isuf Shaban Abazi nga Godanci i Epërm (Shtime)
  33. Nusret Ramadan Musliu nga Reçaku (Shtime)
  34. Rifat Murat Mujota nga Mollopolci (Shtime)
  35. Rrahman Jetullah Tafa nga Carraleva (Shtime)
  36. Sadri Zenel Krasniqi nga Karaqica (Shtime)
  37. Selajdin Sylejman Krasniqi nga Duga (Shtime)
  38. Ylber Shefshet Spahija nga Pjetërshtica (Shtime)
  39. Bajram Vehap Popaj nga Bellacërka (Rahovec)
  40. Bashkim Fejzulla Morina nga Drenoci (Rahovec)
  41. Haki Avdyl Morina nga Radosta (Rahovec)
  42. Hashim Bilall Gashi nga Drenovci (Rahovec)
  43. Hysen Nail Rexhepi nga Celina (Rahovec)
  44. Ilir Zenel Popaj nga Bellacërka (Rahovec)
  45. Jemin Rrustem Kelmendi nga Bellacërka (Rahovec)
  46. Mensur Sefer Zyberaj nga Drenovci (Rahovec)
  47. Pajazit Sahit Thaçi nga Dabidoli (Rahovec)
  48. Shaban Vehapi nga Zatriqi (Rahovec)
  49. Vesel Hamdi Krasniqi nga Drenovci (Rahovec)
  50. Xhevdet Shaqir Mekani nga Drenovci (Rahovec)
  51. Bislim R. Muçaj nga Lubizhda e Prizrenit
  52. Burim Selim Krasniqi nga Prizreni
  53. Ekrem Rexha nga Lubizhda (Prizren)
  54. Elbasan Xhezahir Shoshaj nga Leskoveci (Prizren)
  55. Namik Xhezahir Shoshaj nga Leskoveci (Prizren)
  56. Nexhmedin B. Berisha nga Rogova (Prizren)
  57. Ryshen Bislim Shala nga Nasheci (Prizren)
  58. Sahit Sejdi Berisha nga Leskoveci (Prizren)
  59. Selim Fazli Krasniqi nga Prizreni
  60. Shukri Xhemaj nga Leskoveci (Prizren)
  61. Xhemshit Rizan Krasniqi nga Prizreni
  62. Bekim Gashi nga Balinca (Malishevë)
  63. Esat Halilaj nga Llapçeva (Malishevë)
  64. Shemsi Dobruna nga Llozica (Malishevë)
  65. Sylë Halilaj nga Llapçeva (Malishevë)
  66. Uka Gashi nga Vërmica (Malishevë)
  67. Xhevxhet Berisha nga Carravrani (Malishevë)
  68. Astrit Grabovci nga Peja
  69. Florim Binak Qelaj nga Peja
  70. Mahir Hasani nga Kuqishta (Pejë)
  71. Musa Aliu nga Peja
  72. Nysret Krasniqi nga Vranoci (Pejë)
  73. Shkelzen Pepshi nga Peja
  74. Avni Rizani nga Krojmiri (Lipjan)
  75. Beqir Hamit Luma nga Kraishta (Lipjan)
  76. Hazir Latif Murati nga Krojmiri (Lipjan)
  77. Osman Zeqir Zeqiri nga Varigoci (Lipjan)
  78. Xhevdet Qeriqi nga Krojmiri (Lipjan)
  79. Enver Deliu nga Rrezalla (Skenderaj)
  80. Naim Ferizi nga Plluzhina (Skenderaj)
  81. Nexhat Haxhiu nga Kostërci (Skenderaj)
  82. Vesel Aruqi nga Rrezalla (Skenderaj)
  83. Bekim Berisha nga Dellova (Klinë)
  84. Emin Gashi nga Klina
  85. Naser Morina nga Gllareva (Klinë)
  86. Sali Raci nga Jelloci (Klinë)
  87. Avni Muhab Shiti nga Dimca (Hani i Elezit)
  88. Mehmedali Misin Ballazhi nga Pusteniku (Hani i Elezit)
  89. Vebi Shaban Mici nga Dimca (Hani i Elezit)
  90. Hysni Kuçi nga Suhareka
  91. Ylli Elshani nga Suhareka
  92. Nuri Bexheti nga Dobroshi (Tetovë)

 

Të dhënat statistikore sipas komunave të ushtarëve pjesëmarrës në betejën e Pashtrikut më 14 dhjetor 1998

Nr. Komuna Ushtarë dëshmorë Ushtarë rob Ushtarë pjesëmarrës Gjithsej:
1 Drenas 8 0 22 30
2 Shtime 9 2 16 27
3 Rahovec 2 2 12 16
4 Prizren 2 0 11 13
5 Malishevë 4 1 6 11
6 Lipjan 4 0 5 9
7 Skenderaj 3 2 4 9
8 Klinë 3 0 4 7
9 Pejë 0 0 6 6
10 Hani i Elezit 1 2 3 6
11 Suharekë 1 0 2 3
12 Ferizaj 2 0 0 2
13 Istog 1 0 0 1
14 Vushtrri 1 0 0 1
15 Tetovë 0 0 1 1
GJITHSEJ: 41 9 92 142

 

Epopeja e 41 heronjve të Kosovës të rënë në Pashtrik mori dhenë. Qëndresa e tyre po aq e madhe sa trimëritë legjendare të të parëve tanë, u bë një burim i madh frymëzimi që ftonte popullin për qëndresë e luftë të ashpër kundër pushtuesve serbë dhe tradhtarëve të vendit. (Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Kosova e pasluftës  (2) Periudha pas shpalljes…