Epoka demaçiane

01 gusht 2018 | 12:42

Izmi Zeka

Edhe pafundësisht të shkruhet Epoka demaçiane është e vështirë të portretizohet  dhe të zhveshët ashtu si duhet dhe të shtjellohet mbi bazën shkencore dhe historike.

E themi këtë për dy arsye të veçanta të cilat marrin kohë dhe hapësirë, por përveç kësaj dhe disonanca krijon pamundësi për një vështrim realist dhe pa qenë i ndikuar.

E para, ose fakti i të jetuarit në një kohë kur jeta kishte çmimin e vet dhe ngritja mbi këtë çmim, dhe e dyta, refleksioni përtej një Kosove të vogël dhe të panjohur ndërkombëtarisht.

Epoka demaçiane më shumë se sinonim është ide projekt, platformë që historia e Evropës pak njeh projektues të kësaj filozofie.

Filozofia demaçiane për dallim prej të tjerëve të Ballkanit e më gjerë ka konceptin dhe jo figurën, idenë dhe jo individin, me një fjalë ka tërësinë dhe lirinë si aspekt fondamental jetësor.

Analizat historike e shkencore nisen mbi substancën e veprimit dhe faktografisë si element bazë për ndërtimin e ngjarjeve dhe përjetimeve në kohë, duke sintetizuar  fondamentin e të arriturave mbi bazën e shpërfaqjeve tokësore të ngjarjeve, kohërave, rezultateve, momenteve, kthesave dhe shumë faktorëve të tjerë.

Nga këto premisa Epoka demaçiane ruan ndërtimin e një kompleksiviteti shtetëror  të konfiguruar natyrshëm mbi idenë universale e që janë të drejtat për gjithë njerëzimin pa dallim.

Kjo dhe është arti që gjysmën e dytë të shekullit XX dhe fillimi e shekullit XXI e kthejnë në idenë, programin që kalonte pragun e individit të shikuar nga këndi i paqes dhe stabilitetit të popujve.

Deamaçianët paraqesin filozofin praktike të rezistencës aktive deri në çlirim, por edhe luftën për drejtësi për të gjithë, pa dallim etnie që nga kultura evropiane që është filozofi e re dhe shumë e rëndësishme për emancipimin ballkanik e përtej saj.

Studiuar këtë filozofi del në pah humaniteti dhe emancipimi shoqëror që botës së alarmuar i ndihmon në rrugëzgjidhje përtej individit dhe mundëson zgjidhje të pranueshme në çdo moment.

Historia e shqiptarëve njeh epokën e Skënderbeut, epokën e rilindëseve që bënë kthesë dhe tani lirshëm mbi çfarëdo baze shkencore shohim epokën e kthesës që në trajtimin historik kemi Epokën demaçiane.

II

Madhështia e një populli nuk qëndron tek forca e tij, as të madhësia e tij… Madhështia e një populli qëndron tek shpirti i tij. Vetëm një popull me shpirt të madh mund të lind njerëz të mëdhenj, njerëz që kohën e tyre e kthejnë në epokë të njerëzimit, njerëz që nga thjeshtësia e tyre ngritën e bëhen heronj të kohës së tyre.

I tillë ishte baca Adem. Ai u ngrit nga vegjëlia, sfidoi regjimin më të tmerrshëm të kohës dhe si një yll ndriçoi shpirtin dhe mendjen e njerëzve të shtypur, njerëzve të përbuzur e të nënçmuar, njerëzve që kërkojnë dhe meritojnë lirinë.

Ai e shënoi epokën e tij, me guxim, me dije, me humanizëm… Ai e sfidoi vuajtjen, e sfidoi dhimbjen e trupit e shpirtit, robërinë e ktheu në luftë për liri…

Ky njeri i këtij populli të vogël në numër, ndriçoi si një rreze dielli në qiellin e turbullt të Evropës. Ai i dha njerëzimit shembullin e njeriut të mirë, shembullin e mundësive të pafundme njerëzore… Jetën e tij dhe veprën e tij e ktheu në një epokë të njerëzimit, vuajtjet e tij i shndërroi në një besim për njeriun (tamam si Jezusi), fjalët e tij u shndërruan në një dashuri për kombin e për njerëzimin…

Kreatori i politikës moderne në Kosovë dhe projektuesi i saj Ukshin Hoti për të gjallë të Adem Demaçit shkruan citoj: “Për këtë shkak figura e tij e rëndomtë në mënyrë gati të padiskutueshme kaloi në legjendë; u tret në shpirtin e gjallë të popullit dhe u mishërua me ëndrrën e tij shekullore; Demaçi dhe populli u bënë një. Nuk ishte më tutje vetëm një bir i denjë i popullit, por gati vetë populli. Për politikën tani e tutje ishte i rrezikshëm, për aq sa ishte i rrezikshëm vetëdijesimi politik i popullit shqiptar”. Këtë ai e artikuloi me inteligjencën e tij të mprehtë, me shpjegimet e thjeshta, por definitive dhe të prera, me referencat e tij shpatë që copëtonin, por që nuk thernin.

Më mirë dhe fjalim profetik se Ukshin Hoti për Demaçin është e vështirë të gjendet  në shkrimet tona. Ukshin Hoti si politikan, orator, shkencëtar Adem Demaçin e zbërthen deri në imtësi dhe tregon për peshën që ka ky njeri i shndërruar në mit.

Kjo profeci e Ukshin Hotit për Demaçin e bënë të paprekshëm shekullin e kaluar vetëm sa i shton  realitetin  dhe diferencën  ndaj të tjerëve dhe vlerësimit kohë.

Epoka demaçiane ka vijëmësin ku dy pole të ndryshme i kap natyrshëm dhe i përçon në vlerën njerëzore. Koncepti i tillë shtrihet përtej krijesës njerëzore që ai   e koncepton të madhërishëm dhe të paprekshëm nga askush, pra ai nuk njeh pushtues, as edhe barbar të çfarëdo ngjyre të jenë.

Kush më mirë se në epokën e tij u ngrit mbi dallimet njerëzore, mbi të drejtën e popujve për të qenë të lirë, dhe nga kjo kemi qëndrueshmërinë deri në flijim për   civilizimin evropianë, dhe jo vetëm kaq, mbi vlerat universale të qytetërimit botëror.

Përmendët shpesh Nelson Mandela apo filozofia e Mahatma Gandit, dy figura emblematike të një procesi jo të lehtë që bota thirret herë pas here në vlerat e tyre.

Demaçi apo demaçianët tani kanë krijuar dimensioni epik, lirik, patriotik të një kohë pa kohë, ku regjimi shtypte pa zhurmë qasjen kombëtare ende pa filluar mirë. Por koncepti demaçian nuk ka pikëpresje deri në realizimin e aspiratave shekullore. U bë jetë, zhvillim, prosperim, forcë dhe vetëdijesim deri në ngritjen e një niveli që për shekullin e kaluar i kalonte përmasat ballkanike. Misioni demaçian nëse përkthehet në thjeshtësi ka rregullimin shtetëror, humanitetin dhe arsyen si shprehje e mosdallimit të racave njerëzore. Këtu dhe qëndron madhështia  e kësaj filozofie e shndërruar në platformë dhe art i prosperimit të popujve për të qenë të lirë dhe të barabartë.

III

Adem Demaçi ka lënë shumë në historinë e tij. A s’është profeci apo thënë qartë platformë kjo mbrojtje në gjykimin e parë në mars të vitit 1959 po citoj: “Prej këtu ku jam, po iu them edhe një herë se nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi i Kosovës dhe nëse nuk lejojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan, as në Jugosllavi e as në Serbi. Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Serbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq”.

Epoka demaçiane parashikoj edhe fundin e një sistem totalitar. A nuk është  profetike parashikim i Demaçit se si do të ndodh me sistemin e kalbur Jugosllav.

Në cilën pjesë të historisë gjen figura të tilla që bëjnë njësh me popullin dhe vetë populli merë mbi supe përgjegjësit historike duke u bazuar në veprimet konkrete të demçianëve.

Edhe Metush Krasniqi bashkëveprimtar dhe ndjekës i kësaj rruge thekson po citoj: “Për mua dhe Adem Demaçin synim jetësor ka qenë bashkimi kombëtar. Me Adem Demaçin jemi pajtuar se qëllim jetësor i yni ishte çlirimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Ndërsa, sa i përket sistemit komunist në Shqipëri, ishim të bindur se nuk do të duhej të merreshim me të, sepse ai me kohë do të binte”.

Demaçianët ideologji kishin bashkimin kombëtar dhe përtej saj synonin  mirëqenien e Ballkanit dhe futjen e saj në vendet me civilizim. Pra aty nuk kishte urrejtje as hakmarrje, ky është fakti që e bënë të dallueshëm këtë epokë të rëndësisë historike. Paramendoni 28 vjet burgim dhe urrejtja nuk ekziston. Filozofia që i duhet edhe sot Evropës së civilizuar. E ardhmja do të tregoj në cilindo fushë se epoka e Demaçit i dha fund klithjeve çnjerëzore të atyre që bënë padrejtësi, të atyre që jetonin me gjuhën e forcës, të atyre që nuk njihnin të drejtat dhe liritë njerëzore.

IV

Për fund pak më ndryshe kur vdes Ati i shenjët,

Ati im sot u përcolle në varrezat e dëshmorëve. Ani Atë mos ke mërzi ata që dje ty të shanë edhe sot nuk ishin tek ti. Kishin mbajt mëri Atë, por ti s’mban inat. Edhe pa i pyetur fare re në burg, ishe veç 28 vjet. Atë edhe kur tregoje se fitorja po troket ata s’të besonin, edhe kur ti flisje për ushtri ata s’të besonin prandaj Atë kuptoj kanë mbetur të harruar dhe e di që ti s’mban mëri. Ati im i shtrenjtë as edhe lule s’ të vendosën sepse kanë bërë be në Jezu Krishtin e dikush në Muhametin por s’ka rëndësi ti i ke falur herët se që moti kishin vdekur.

Atë për mua për Kosovën fali edhe sot e nesër. Je mësuar për të falur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julen Lopetegui ka thënë se do të jetë një sfidë…