Epoka e ekstremeve 1821-1997
Nga Astrit Gashi
Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët dhe Çamët që udhëhoqën revolucionin shqiptar të vitit 1821, tha në fjalën e tij: “Deri kur, zotërinj gjykatës, do të vazhdoni këtë sulm barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshme kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë…?”
Edhe sot, pas më shumë se dy shekujsh, po ndodh një histori e ngjashme nga një gjykatë e krijuar me direktiva ruse, në bazë të një rezolute tashmë inekzistente nga Parlamenti Europian. Sot, djemtë që udhëhoqën revolucionin më të suksesshëm të shqiptarëve nën emblemën e famëmadhes UÇK janë në Hagë.
Por Fan Noli, një prej figurave më të shquara të politikës dhe kulturës shqiptare, para një shekulli e gjeti fjalën e saktë:
“Ata që u çliruan me gjakun dhe mundimet tona janë armiqtë më të këqij tanë.”
Brenda këtij teksti ne marrim shumë përgjigje. Këto ndodhin kur falen agjitatorët dhe kolaboracionistët që ishin kundër revolucionit. Edhe unë jam për falje, por jo që ata të na dalin në ballë të oxhakut.
Eprorët dhe individët mund të falin secilin që pendohet, por secili duhet të japë llogari për veprimet e veta.
Një gazetar i penduar, për 40 minuta në një video, e bëri hero njërin nga udhëheqësit e luftës.
Asnjë fjalë nuk tha të pavërtetë, i tillë është!
Por ata djem janë atje për kohën kur soji i tij shpifte për famëmadhes UÇK: “Dikush po don me vra,” “I kemi shtëpitë afër,” etj.
Asnjë epror, lider politik apo gjykatë nuk mund të amnistojë ata që dyshohen si ish-bashkëpunëtorët e regjimit sepse kjo do të ishte një shkelje mbi gjakun e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Kjo po krijon një sistem antivlerash kudo ku banojnë shqiptarët, sepse shërbimet e huaja i kanë pushtuar me agjentët e tyre.
Lufta brenda llojit e mposhtë secilin Revulicion!