Epoka e epokës

13 shkurt 2020 | 20:50

Një shtyp i lirë vlerësohet si matës i demokracisë së një vendi, megjithatë më shumë se liria e medies kërcënues për shtypin është bërë koha digjitale në të cilën jetojmë.

Sidoqoftë, gazeta mbetet gjithmonë ndjesi e veçantë për ta lexuar, por e vështirë që të mbetet në treg.

Pavarësisht shumë sfidave, gazeta “Epoka e re” arriti që për 20 vjet të ishte në duart e lexuesve.

Numri i sotëm i kësaj gazete ishte i 6 000-ti me radhë, andaj botuesi dhe pronari Muhamet Mavraj mblodhi në koktej rasti kolegë e ish-kolegë që kaluan nëpër këtë medium duke u shprehur atyre falënderime për punën e bërë ndër vite.

Televizioni publik, RTK, me këtë rast ka bërë një raport televiziv dhe atë e ka transmetuar në edicionin e lajmeve (ora 19:30). Raportin e përgatitur nga RTK-ja mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Coronavirusi i shpërthyer në Kinë ka ndezur sinjalet e alarmit…