“Epoka e re” i shpreh ngushëllime familjes Buzhala për vdekjen e Bashor Buzhalës
Gazeta e përditshme “Epoka e re” i shpreh ngushëllime familjes Buzhala për vdekjen e Bashor Buzhalës.
“Si kolegë dhe si njerëz, bashkëndiejmë thellë me Beratin dhe familjarët tjerë për humbjen e të zotit të shtëpisë, Bashor Gegë Buzhala”, thuhet në telegramin ngushëllues të “Epokës së re”.
Më tej në telegramin ngushëllues thuhet se familja Buzhala në Prishtinë, e tëra e përfshirë, përballoi me qetësi e dinjitet të lartë betejën me virusin corona për disa javë në izolim duke inspiruar tjerët për respektimin e rregullave dhe shmangien e panikut.
Telegrami ngushëllues i gazetës “Epoka e re” për familjen Buzhala:
Si kolegë dhe si njerëz, bashkëndiejmë thellë me Beratin dhe familjarët tjerë për humbjen e të zotit të shtëpisë, Bashor Gegë Buzhala. “Epoka e re” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kolegut Berat Buzhala dhe të gjithë familjarëve e farefisit. Familja Buzhala në Prishtinë, e tëra e përfshirë, përballoi me qetësi e dinjitet të lartë betejën me virusin corona për disa javë në izolim duke inspiruar tjerët për respektimin e rregullave dhe shmangien e panikut. I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjarëve Zoti u dhasht durim e forcë përballë dhimbjes!