‘Epoka e re’ për herë të dytë kampione e Media Ligës

07 qershor 2019 | 23:29

Gazeta “Epoka e re” e ka shkruar historinë në Media Ligë pasi është bërë ekipi i parë që e fiton dy herë trofeun e më të mirit. “Epoka…” që nga fillimi e deri në fund të këtij edicioni të kësaj lige ishte ekip dominues dhe me plot meritë është shpallur kampione. Nga 30 ndeshjet e zhvilluara ky ekip arriti t’i regjistrojë 23 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. “Infokusi” dhe “Media Works”-i janë ekipet që kanë përfunduar kampionatin në pozitat dy dhe tre. Lojtari më i mirë i turneut është shpallur Erzen Zyberaj i “Epokës së re”, kurse epiteti i portierit më të mirë i ka takuar Arsim Popajt të “Lajmi.net”.

Gazeta “Epoka e re” ka arritur që me plot sukses ta mbrojë titullin e kampiones në Media Ligë. Pas triumfit në vitin 2010, “Epoka e re” e fitoi edhe në këtë edicion titullin e kampiones, duke grumbulluar 73 pikë. Skuadra kampione e Media Ligës regjistroi 23 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

Fitorja më e thellë e saj e arritur në këtë edicion ishte ndaj “D+” me rezultat 18-4. Risi ishte se Media Liga ka qenë me format të ri, pasi 16 skuadrat pjesëmarrëse janë përballur nga dy herë ndërmjet vete.

Kapiteni legjendar i “Epokës së re”, Sadik Zeqiri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit që i prin dhe është zotuar se edhe në edicionet e ardhshme “Epoka e re” do të jetë një ekip pretendent për titull të kampionit. “Sikurse në vitin 2010, edhe në këtë kampionat kemi qenë ekip stabil. Dëshmojnë rezultatet që kemi arritur. Jam i lumtur që kemi dalë të parët, pasi konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e fortë, ku më së miri tregon fakti se secili ekip ka mundur ta mposhtë ekipin kundërshtar. ‘Epoka e re’ do të jetë kandidate serioze edhe në kampionatet e ardhshme”, ka thënë Zeqiri.

Media Liga filloi më 14 shtator me një rivalitet shumë të fortë dhe ekipi i “Epokës së re” startoi me një barazim ndaj “InfoKosova & PrishtinaPost” (6-6), por në ndeshjen e dytë kampionia në fuqi nga viti 2010, “Epoka e re”, iu gëzua fitores ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titull “Media Works”-it, me rezultat bindës 8-1. Fitoret e “Epokës…” vazhduan deri në xhiron e tetë, kur “Lajmi.net”, që deri në atëkohë ishte ndër skuadrat më të mira, arriti që në fund të ndeshjes të nxjerrë një barazim 3-3, pas një pakujdesie të kundërshtarit në minutat e fundit. Ky barazim nuk e humbi motivin te djemtë e “Epokës…”, pasi ata e mposhtën “RTK”-në me rezultat të thellë 8-1 dhe sërish u rikthyen në serinë e fitoreve deri në xhiron e trembëdhjetë, kur “Gazeta Metro” arriti t’i befasojë, duke i mposhtur 1-0. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e “Epokës së re”, kurse sezonin vjeshtor ky ekip e mbylli në vendin e parë. Në sezonin pranveror “Epoka e re” u rikthye me fitore, duke e mposhtur ekipin e “InfoKosova & PrishtinaPost” me rezultat 5-4, por më pas erdhën dy dështimet e radhës, duke luajtur fillimisht baras me “Media Works”-in (2-2) dhe duke pësuar edhe humbjen e dytë në kampionat, kësaj radhe nga “Infokusi” (4-2).

Një tjetër rezultat i papritur ishte për “Epokën e re” në përballjen e dytë me “Ora Info”-n, pasi barazuan 4-4. Në ndeshjet e tjera “Epoka…” doli fituese dhe dy xhiro pa përfunduar kampionati e siguroi titullin, pas fitores ndaj “Gazetës Metro”, kurse në ndeshjen e parafundit “Epoka e re” me disa ndryshime në formacion u befasua nga “D+”, e cila e mposhti me rezultat 6-3.
Sponsor i fanellave të “Epokës së re” ishte kompania “Selman’s”, ndërsa sponsorë të kësaj lige ishin “Ujë Rugove” dhe “Givova”, kurse ndeshjet janë zhvilluar në fushën “Arena 2” dhe janë drejtuar nga gjyqtarët Granit Hyseni dhe Alban Shala. Në vendin e dytë ka përfunduar “Infokusi”, kurse në vendin e tretë “Media Works”.

Rezultatet e “Epokës së re”

“InfoKosova & PrishtinaPost” – “Epoka e re” 6-6
“Media Works”-“Epoka e re” 1-8
“Epoka e re” – “Infokusi” 3-2
“Gazeta Zëri” – “Epoka e re” 3-5
“Ora Info” – “Epoka e re” 2-15
“Epoka e re” – “Gazeta Blic” 10-4
“RTV Dukagjini” – “Epoka e re” 1-4
“Epoka e re” – “Lajmi.net” 3-3
“RTK” – “Epoka e re” 1-8
“Epoka e re” – “Kallxo.com” 8-0
“Klan Kosova” – “Epoka e re” 2-7
“Epoka e re” – “KosovaPress” 5-2
“Gazeta Metro” – “Epoka e re” 1-0
“Epoka e re” – “D+” 18-4
“Telegrafi” – “Epoka e re” 3-10
“Epoka e re” – “InfoKosova & PrishtinaPost” 5-4
“Epoka e re”- “Media Works” 2-2
“Infokusi” – “Epoka e re” 4-2
“Epoka e re” – “Gazeta Zëri” 4-2
“Epoka e re” – “Ora Info” 4-4
“Gazeta Blic” – “Epoka e re” 0-3
“Epoka e re” – “RTV Dukagjini” 5-4
“Lajmi.net” – “Epoka e re” 3-11
“Epoka e re” – “RTK” 5-2
“Kallxo.com” – “Epoka e re” 0-7
“Epoka e re” – “Klan Kosova” 5-2
“KosovaPress” – “Epoka e re” 0-3
“Epoka e re” – “Gazeta Metro” 5-3
“D+” – “Epoka e re” 6-3
“Epoka e re” – “Telegrafi” 3-0

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

Fotografia e Media Ligë

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali Madrid ka bërë ndoshta transferimin më të bujshëm të…