“Epoka e re” sonte përballet me “Zërin”

05 tetor 2018 | 13:26

Sot (e premte) zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në Media Ligë. Ekipi i gazetës “Epoka e re” do të luajë në orën 19:35 ndaj ekipit të “Zërit”.

Pavarësisht prej rezultateve jo të mira të arritura nga ekipi i “Zërit” në xhirot e para, kjo ndeshje pritet të jetë shumë e fortë, kurse synimi i “Epokës së re” edhe në këtë ndeshje është fitorja.

Skuadra e parë në Ligën e Medieve, “Lajmi.net”, do të ketë një ndeshje të vështirë para vetes, pasi do të luajë ndaj ekipit të  “KosovaPress”-it, i cili, prej tri ndeshjeve të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje. Një tjetër ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në mes të ekipit të “Infokusit” dhe ekipit të “Media Works”-it.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka thënë se…