“Epoka e re” synon mbrojtjen e titullit në ligën e medieve
01 gusht 2018
| 12:05
Liga e medieve pritet të rikthehet pas një pauze shumë të gjatë. Kjo ligë ishte organizuar për herë të fundit në vitin 2010, kurse vendin e parë e kishte fituar ekipi i gazetës “Epoka e re”.
Drejtori i gazetës “Express” dhe televizionit “T7”, Berat Buzhala nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka konfirmuar se kjo ligë do të fillojë në muajin shtator dhe se deri tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen këto mediume: “Klan Kosova”, “Gazeta Express”, “T7”, “KTV”, “Telegrafi”, “Epoka e Re”, “Lajmi”, “Zëri”, “InfoKosova”, “Prishtina Post”, “Fakteplus”, “Prishtinesot”.
Ekipi i gazetës “Epoka e re” synon që të mbrojë trofeun e fituar tetë vite me parë.