Epopeja e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s, Haradinaj: Më 24 mars rilindën shqiptarët

24 mars 2024 | 19:30

Në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit si dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kur ndërhynë në Kosovë ndaj forcave serbe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh së në këtë datë, 24 mars u rilindën shqiptarët.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në atë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit.

Postimi i tij:

Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit.

Shqiptarët sot të bashkuar, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzetepesë vite më parë, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara,…