
Epopeja e Dukagjinit, Hamza: Rezistenca e familjes Haradinaj i dha jehonë shtrirjes së UÇK-së anekënd Kosovës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, ka përkujtuar Epopenë e Dukagjinit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe e luftëtarëve të Dukagjinit i dha jehonë edhe më të madhe shtrirjes së UÇK-së anekënd Kosovës.
“Epopeja e UÇK-së në Dukagjin është një ngjarje heroike që frymëzon breza. Rezistenca e familjes Haradinaj dhe e luftëtarëve të Dukagjinit i dha jehonë edhe më të madhe shtrirjes së UÇK-së anekënd Kosovës. Lufta e UÇK-së ishte një luftë për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e jetëve të pafajshme!”.
“Nderime të përjetshme dëshmorëve të kësaj beteje, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj e Agron Mehmetaj. Nderime të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e popullit tonë! Historia e atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë!”, ka shkruar Hamza.