Epopeja e Dukagjinit përmbyllet në Radac të Pejës me inaugurimin e Kompleksit Memorial të dëshmorëve
Aktiviteti përmbyllës i Epopesë së Dukagjinit, u zhvillua në Radac të Pejës, me inaugurimin e Kompleksit Memorial të dëshmorëve, në të cilin prehen dëshmorët e kombit Faruk Zekaj, Afrim Gjuraj, Hajrush Elezaj, Tasim Elezaj dhe Shkodran Fejza.
Në manifestim, morën pjesë zv.ministri i Shëndetësisë Ali Berisha, deputetët Rasim Selmanaj dhe Bekë Berisha, shoqatat e dala nga lufta e shumë personalitete të tjera.
Fjalë rasti mbajtën: Azem Veseli komandant i Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, deputeti Bekë Berisha, akademik Frashër Demaj, mulla Sadri Zekaj dhe Shaban Ramaj, kryesues i Këshillit Organizues.
Gazmend Syla nga OVL UÇK dhe Safete Shala nga SHFD UÇK, ndanë mirënjohjet për donatorët, arkitektin dhe punëkryerësit.
Pas manifestimit, u zbulua pllaka e kompleksit, u bën homazhe dhe u vendosen lule në varret e dëshmorëve.
/Epoka e re/