“Epopeja e Dukagjinit” përmes fotografive
24 mars 2023
| 15:40
Në Gllogjan të Deçanit sot është shënuar 25-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Më 24 mars të vitit 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes forcave të UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.