Epopeja e UÇK-së nderohet edhe në volejboll

04 mars 2025 | 15:00

Me organizim të KV Skenderaj dhe mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës, më 5 dhe 6 mars 2025 do të zhvillohet Turneu Mbarëkombëtar – Kupa “Adem Jashari”, një aktivitet sportiv me rëndësi të veçantë në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Turneu do të nisë më 5 mars me ceremoninë e hapjes dhe dy ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 6 mars, ekipet pjesëmarrëse do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, para se të vijojë gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Ky aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të volejbollit ndaj historisë dhe vlerave kombëtare, duke e nderuar sakrificën e heronjve përmes sportit.

 

May be an image of ‎2 people and ‎text that says "‎FVK STOA Raiffeisen Bank RIPUBLIKAEKonONts ceburaii AGJENDA TURNEU MBAREKOMBETAR KUPA ADEM JASHARI" 05.03.2025 05.03.2025-EMERKURE EMERKURE 14:00 Behet Behethapja hapja turneut 15:00 Ndeshja par gjysmëfinale 17:30 Ndeshja dytë gjysmefinale 06.03.2025-EENJTE -EENJTE 11:00 Homazhe me gjitha klubet ne kompleksin memorial "Adem Jashari ne Prekaz 12:30 Ndeshja per vendin trete 15:00 Ndeshja finale KLUBET PJESEMARRÉSE KV SKENDERAJ KVFFERIZAJ KV FER VOLLEJ KS TEUTA PALESTRA "ILAZ KODRA" SKENDERAJ 월 Epopejae UCK اسرر e My travel" SAGRIBAU VLERA RASPORT ARRBI‎"‎‎

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Fakultetit Filozofik, u…