![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/457A2626-B7E2-4057-8298-A7BCFA0B6432.jpeg)
Epopeja e UÇK-së sot shënohet me manifestime të ndryshme në Kosovë
07 mars 2022
| 08:31
Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot do të mbahen organizime të ndryshme.
Në Prekaz do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”. Koncerti mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj në ora 18. Ndërkaq ndezja e flakadanit bëhet në Kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ndezje të flakadanit do të ketë edhe në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në po t1% njëjtën orë, pra 18, transmeton Klankosova.tv
Në ora 12, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”, në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.