EPOPEJA E ZHEGOCIT LUFTA MË E MADHE NË KOMUNËN E GJILANIT DHE ZONËN OPERATIVE TË KARADAKUT

15 prill 2020 | 23:29

Ismet Sylejmani

Sot më  15 Prill 2020, bëhen 21 vite nga lufta më e madhe e armatosur që është zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Zonës Operative të Karadakut në Komunen e Gjilanit!

Në Betejn e Zhegocit, një nga fshatrat më të largëta malore të Komunës së Gjilanit, pos që është zhvilluar lufta më e madhe frontale kundër njësive ushtarako policore e vullnetare paramilitare serbe, aty kanë rënë më së shumti dëshmorë në numër nga e gjithë Zona Operative e Karadakut!

Lufta ishte e madhe!

Ishte luftë e pabarabartë!

Në njërën anë luftëtarët e lirisë, ushtarët dhe komandantët, atdhetarët dhe patriotët që kishin marrë pushkët e lirisë dhe ishin rreshtuar me armë në duar në radhët e UÇK-së dhe në anën tjeter ushtria dhe policia pushtuese, vullnetarët dhe paramilitarët serb të armatosur deri në dhëmb me armët me moderne të kohës dhe në sasi të mëdha, të mbështetur nga njësitë e mëdha të motorizuara të tanksave dhe autoblindave e mjeteve tjera të rënda e të lehta!

Zhegoci dhe fshatrat rreth tij,  ishin piketimet e mëdha të goditjeve që kishin vënë në objektiv eskadronet e mëdha, të cilat ngado që kalonin, mbillnin vdekje e plagosje, dhunë e terror!

Popullata e asaj ane, atë ditë u gjend e rrethuar nga të katër anët nga forcat e mëdha të ushtrisë e policisë serbe.

Ofansiva serbe, mbi pozicionet e UÇK-së, ishte e madhe dhe brutale ndaj popullatës duarthatë e që ishte në ikje e largim të tmershëm, sepse njesitet vrasëse serbe në zonë të gjerë rrethimi, zjarri e dhune, pa perjashtim shtinin me rafale e bombardime dhe shpërgulnin e zhvendosnin me dhunë e lemeri banorët e asaj zone, të cilëve me pas ua plaqkitnin gjithëcka që kishin dhe ua vënin flakën dhe u digjnin e ua bënin shkrumb e hi shtëpitë dhe pasurinë e krijuar me mund e djersë të madhe  të shumë gjeneratave!

Kjo betejë e madhe dhe e lavdishme, kishte momente dramatike, sepse njësitet  çlirimtare të UÇK-së të ZOK-ut, ishin përballë situatave të mëdha e të vështira!

Luftëtarët e UÇK-së ishin në mes dy zjarreve!

Çlirimtarët në njërën anë kishin kundër ushtrinë e policinë pushtuese vrasëse serbe dhe në anën tjetër popullin duarthatë që ikte nga të gjitha anët dhe vinte drejt istikameve dhe Selisë së Shtabit Qendrorë të ZOK-ut!

Në të tillë kondita zhvillohej lufta çlirimtare e popullit shqiptar dhe e ushtrisë së tij kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!

Gjaku i derdhur për liri, rëniet heroike të ushtarëve e komandantëve trima e sypatrembur, plagët e luftëtarëve të lirisë, ndihma e madhe dhe vendimtare e Shqipërisë dhe e aleatëve tanë SHBA dhe NATO quan në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj nga Serbia pushtuese!

Lavdi gjakut të derdhur për liri!

Lavdi e përjetshme Epopesë së Zhegocit!

Ismet Sylejmani,

Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së

Më 15 Prill 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në shënimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend,…