
EPP dënon hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka, kritikuar Vetëvendosjen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin me Malin e Zi.
Në një postim në “Twitter”, Daul ka përshëndetur miratimin e demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës.
“Mirëpres aprovimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi si një hap përpara në perspektivën drejt BE-së. Përgëzoj partinë tonë, LDK-në, deputetët dhe kryetarin Isa Mustafa për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përgjegjshme për këtë iniciativë, si dhe për vendosjen e interesave të vendit mbi të gjitha. Po ashtu, dënoj sërish të gjitha mjetet jodemokratike të përdorura nga partitë tjera. Gazi lotësjellës nuk ka çfarë kërkon në një Parlament”, thuhet në deklaratën e Presidentit të EPP-së, Joseph Daul.