Eprori rus rrah 10 ushtarët që evakuuan dy të plagosur: Pse u kthyet?

26 dhjetor 2022 | 09:51

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku një komandant i grupit “L/DPR”, shihet duke i rrahur 10 ushtarë të cilët i kanë evakuuar dy të plagosur.

Komandanti i “L/DPR”, i rrah ata me arsyetimin se për shkak tërheqjes së tyre, dy janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Para se të fillojë t’i godasë me shkop gome dhe me shkelma, komandanti kërkon nga një roje që ta përgatisë armën dhe të qëllojë mbi 10 ushtarët në rast se ata bëjnë diçka kundër tij.

“Pse nuk i keni mbajtur pozicionet? Për shkak të tërheqjes suaj, tani kemi dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur dhe të gjithë ishin vullnetarë dhe jo frikacakë sikur ju”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të…