Eqrem Kryeziu dikujt i tha: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët
01 dhjetor 2020
| 08:29
Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.
“Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
LDK humbi zgjedhjet e parakohshme lokale në Podujevë pa balotazh. Ishte hera e parë në 20 vjet që LDK humbi këtë komunë që tradicionalisht ka qenë bastion i këtij subjekti.
Fitues i zgjedhjeve ishte një ish-anëtar i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, por që tani garoi me subjektin e LV-së.