Era e fortë lë gjithë Lezhën pa rrymë
17 prill 2022
| 21:22
Qyteti i Lezhës po vuan mungesën e energjisë elektrike mbrëmjen e sotme.
Bëhet e ditur se shkak është bërë era e fortë që ka rrëzuar disa shtylla elektrike.
Kjo ka shkaktuar mungesë të energjisë në pjesën më të madhe të qytetit të Lezhës.
Në terren kanë dalë grupet e OSHEE-së për të riparuar dëme dhe për të rikthyer energjinë elektrike./tvklan