Era e fortë mban “peng” tragetin me 118 pasagjerë në Vlorë
09 dhjetor 2021
| 16:35
Që prej mëngjesit era e fortë vijon të mbajë të bllokuar 118 pasagjerë në tragetin e linjës Vlorë Brindisi.
Era e fortë dhe stuhia e kanë bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve.
Pritet të tentohet pas orës 16:00 për zbritjen e pasagjerëve por situata mbetet ende e vështirë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.